EVOLUIMI I TJEGULLAVE

VIDEO



VEÇORITË

Tjegullat e betonit “ALMA” prodhohen sipas standardeve më të larta ndërkombëtare të cilësisë, si rezultat i viteve të tëra hulumtimi dhe testimi. Procesi i prodhimit realizohet në Selanik, në një fabrikë prodhimi ultra-moderne, e cila shfrytëzon në maksimum ekspertizën dhe njohuritë e firmave të huaja të specializuara.

Rëra e kuarcit, një produkt 100% natyral, i nxjerrë nga gropa e rërës në lumin Axios përdoret si lëndë e parë. Gjatë procesit të prodhimit, pllakat thahen në kushte plotësisht të kontrolluara të temperaturës dhe lagështisë dhe produkti përfundimtar është plotësisht simetrik, me cilësi perfekte, qëndrueshmëri të lartë dhe veti që e bëjnë atë një "tjegull të të gjitha moteve"!

Ngjyrosja e sofistikuar e pllakës kryhet përmes një shtresë të trefishtë, e cila siguron një potencial të efektit vetë-pastrues. Ajo krijon një shtresë të hollë mbrojtëse, e cila mban pluhurin dhe grimcat e vogla që hiqen nga uji i shiut, duke parandaluar kështu rritjen e mikroorganizmave si dhe shtimin e mykut me kalimin e kohës.

Tjegullat e betonit “ALMA”, të përbëra nga një gamë e tërë me pjesë të veçanta, mundësojnë ndërtimin e çative me jetëgjatësi të pakufishme, tepër estetikë, tolerante ndaj kushteve ekstreme të motit dhe që nuk kërkon mirëmbajtje, duke siguruar një ambient të shëndetshëm brenda ndërtesës.


VEÇORITË

 
Dimensionet
Copë/m2
Copë/paletë
Pjerrësia minimale e çatisë
Pesha/tjegull
33cm të gjera- 42cm të gjata
9 - 10*
210
25%
4kg
* sipas pjerrësisë së çatisë
Declaration of Performance (PDF)
ISO 9001:2015 (PDF)

TJEGULL E TË GJITHA MOTEVE

NGJYRA

  • Klasike
  • Antraciti
  • Kafe
  • E kuqe
  • Portokalli
  • Okër
  • Gjelbër
  • Blu e Errët
Kompania Industriale dhe Tregtare “TJEGULLA ALMA SH.A” iu mundëson klientëve që të zgjedhin nga një sërë lloje ngjyrash ekologjike, të cilat iu plotësojnë edhe pritshmëritë më të vogla.
Tjegullat solide “ALMA” përmbushin të gjitha kushtet e standardeve Evropiane (KE) në aspektin e depërtueshmërisë së ujit, qëndresës mekanike ndaj përkuljes, tolerancës ndaj temperaturave ekstreme dhe kapacitetit të nxehtësisë.

AVANTAZHET

  • Before-Alma SQ
    After-Alma SQ
    TJEGULLAT ALMAAlma SQTJEGULLAT KLASIKE
TJEGULLAT ALMA
Duke qenë se tjegullat prodhohen dhe thahen në kallëpe, pa pjekje, sigurohet simetri dhe uniformitet i plotë.
TJEGULLAT KLASIKE
Lënda e parë që përdoret për prodhimin e tjegullave merret nga toka dhe, për shkak të variacioneve të mëdha në cilësinë e saj, dimensionet e tjegullave mund të ndryshojnë nga njëra-tjetra gjatë procesit të tharjes dhe pjekjes.
TJEGULLAT ALMA
Përshtaten në mënyrë perfektë në çfarëdo lloj çatie. Çati më të lehta nga 12-14 kg/m2
TJEGULLAT KLASIKE
Shpeshherë dalin probleme me shtrimin e tyre, për shkak të variacioneve në formën e binareve mbështetëse.
TJEGULLAT ALMA
Përthithje të ujit në masën zero dhe padepërtueshmëri e plotë.
TJEGULLAT KLASIKE
Devijimi i flugës gjatë procesit të tharjes dhe pjekjes mund të shkaktojë thyerje të lehta që nuk duken me sy të lirë, por që mund të favorizojnë futjen e ujit dhe krijimin e lagështisë dhe kondensimit.
TJEGULLAT ALMA
Tepër tolerante ndaj temperaturave ekstreme dhe kushteve të motit (ngrirje, breshër, erëra të forta, etj).
TJEGULLAT KLASIKE
Rezistencë e ulët ndaj temperaturë ekstreme, veçanërisht temperaturave shumë të ulëta (ngrirje).
TJEGULLAT ALMA
Cilësia e lartë dhe e njëtrajtshme e lëndës së parë garanton një efekt ngjyrimi homogjen në furra të ndryshme prodhimi.
TJEGULLAT KLASIKE
Cilësia e panjëtrajtshme e dheut si lëndë e parë sjell deviacione dhe, për pasojë, një efekt ngjyrimi heterogjen në furra të ndryshme prodhimi.
TJEGULLAT ALMA
Një shumëllojshmëri e gjerë me ngjyra ekologjike.
TJEGULLAT KLASIKE
Gamë të kufizuar ngjyrash.
TJEGULLAT ALMA
Ngjyrat eko-miqësore që reflektojnë rrezet ultravjollcë e ruajnë temperaturën e shtëpisë konstante dhe, për pasojë, sigurojnë një mjedis të brendshëm më të shëndetshëm.
TJEGULLAT KLASIKE
Për shkak të ndjeshmërisë së përthithjes së lagështirës të tjegullave, ata nxitin rritjen e mikroorganizmave (kërpudhave) brenda një kohe të shkurtër pas shtrimit.

PJESËT E VEÇANTA


Tjegullat “ALMA”

Gjysmë Tjegull
Kjo përdoret për përshtatjen e mirë të gjerësisë së çatisë, kur nevojitet.

Tjegull Mbuluese e Llojit A dhe B
Pengon ujin që të futet brenda hapësirave midis tjegullave kur ata janë të shtruara, dhe mbron çatinë nga erërat e forta.

Tjegull Tre-anësore
Vendoset në majë të çatisë për të lidhur kulmet e çatisë.

Tjegull Kulmore
Tjegulla kulmore vendoset për të përfunduar bashkimin e dy faqeve të çatisë.

Tjegull Kulmore Fundore
Përdoret për të mbuluar pjesën e pjerrët të kulmit dhe mbyll tjegullën kulmore fundore.

Tjegull Ajrimi
Një tjegull e tillë shtrohet afërsisht çdo 15m2 për ajrosje efikase të çatisë.

Tjegull e Veçantë Bazë
Shërben për montimin e antenave të TV ose kolektorëve diellorë.
KOMPANIA INDUSTRIALE DHE TREGTARE
TJEGULLA ALMA SH.A iu ofron një
shumëllojshmëri pjesësh të veçanta për ndërtimin
e plotë të çatisë, duke siguruar një çati pa defekte,
estetike dhe funksionale.
© 2015 · almakeramidi.gr · All rights reserved · A website by Artware